Language
Visa Information

Visa - Shqip

Vizë për në Norvegji

Të gjithë shtetasit e huaj që dëshirojnë të vijnë në Norvegji, patjetër duhet të kenë pasaportë valide apo dokument tjetër identifikimi që është i pranuar si dokument udhëtimi.

Shtetasit e huaj prej një sërë vendeve nuk mund të hyjnë në Norvegji pa vizë.

Nuk është e nevojshme viza për:

- Shtetasit nordikë

- Shtetasit të huaj me pasaportë valide prej shteteve me të cilat Norvegjia ka marrëveshje që e anulon kërkesën për vizë (për informata vizitoni faqen e UDI-t)

- Personat me pasaportë norvegjeze valide për emigrantë

- Personat me dokument udhëtimi valid norvegjez për refugjatë

- Personat me leje për qëndrim në Norvegji

Rregullat kryesore

Vizë vizitori mund të jepet për vizitë turistike, vizitë familjare, afarizëm zyrtarë, udhëtim afarist, vizitë studimi ose për ndonjë qëllim tjetër. Kohëzgjatja maksimale e vizës për vizitorë është tre muaj.

Formulari për aplikim mund të merret nga misionet e huaja norvegjeze në shtetin prej ku bëhet aplikimi. Gjithashtu ai mund të printohet edhe nga interneti; shkoni në 'application form',UDI.

Kërkesa duhet të bëhet personalisht në ambasadën tonë.

Viza afatshkurtre

Vizë për qëllime turistike apo afariste mund të jepen për një ose më shumë hyrje. Kohëzgjatja e qëndrimit nuk mund të jetë më shumë se 90 ditë brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Kur bëni kërkesë për vizë, ju lutemi bashkangjiteni edhe këtë dokumentacion:

- Kërkesën për vizë të nënshkruar dhe dy fotografi në origjinal

- Pasaportë valide ose dokument zyrtar për udhëtim, afati i të cilit duhet të jetë tre muaj pasi të kalojë viza që ka aplikuar.

- Kopje e pasaportës/dokumentit zyrtar për udhëtim.

Kur të jepet viza, patjetër duhet të tregohet bileta kthyese e personit që e merr vizën

- Certifikatë punësimi (FORMULARI M1/M2)

- Vërtetim nga punëdhënësi për pushim të lejuar

- Vërtetim nga fakulteti ose shkolla përkatëse që jeni të regjistruar, ose

- Vërtetim që jeni pensionist dhe se pranoni pension

- Konfirmim relevant akomodimi dhe mundësi financiare, p.sh. përgjegjësi financiare e personit privat që ju fton ose ftesë (garanci) nga autoritetet ose nga kompania e regjistruar. Ftesa duhet të jetë e nënshkruar, me adresë dhe telefon në Norvegji, duke e vënë emrin e personit që udhëton, kohën dhe qëllimin e udhëtimit. Nëse është e mundur, letra duhet të verifikohet nga autoritetet norvegjeze.

Fëmijët e mitur që udhëtojnë pa përcjellje duhet të kenë leje me shkrim nga prindërit.

Për ta shpejtuar procedurën, dokumentet duhet të dorëzohen anglisht ose norvegjisht.

Viza për qëndrim afatgjatë

Për këtë lloj qëndrimi në një shtetet e Schengen-it, kërkuesi duhet të plotësojë lutje për leje qëndrimi (ose leje pune). Vizat e dhëna mund të jenë viza nacionale të përkufizuara në një shtet anëtar ose leje qëndrimi që i lejon kërkuesit të udhëtojë edhe në shtetet tjera të Schengen-it.

Viza për tranzit

Për udhëtarët që tranzitojnë nëpërmjet shteteve të Schengen-it në një shtet jo-Schengen, mund të jepet vizë e posaçme tranzitore për maksimum 5 ditë. Për këtë lloj vize kërkuesi duhet t’i paraqesë dokumentet e njëjta si u përmend më lart.

Vizë për tranzit që ofron pranim në rajonin ndërkombëtar të një aeroporti (por jo qëndrim në territorin e shtetit aktual) mund t’u jepet shtetasve të disa shteteve ose mbajtësve të dokumenteve për udhëtim të lëshuara në këto shtete. Këto viza mund të sigurohen nga ambasada e shtetit transit. Gjatë aplikimit duhet të paraqitni pasaportë valide dhe biletë aeroplani.

Vërejtje

Të gjitha kërkesat do të merren në konsideratë duke u bazuar në informatat e dhëna për secilin rast individualisht

Ambasada ka autorizim të plotë për të vlerësuar dhe kërkuar dokumente plotësuese nga ato që i ka dorëzuar kërkuesi.

Në një mënyrë është e ndaluar të ndryshoni destinacionin ose qëllimin e udhëtimit pasi ta keni marrë vizën.

Pronari i vizës Schengen edhe më vonë do të ndeshet me kontrollimet e emigracionit gjatë hyrjes së parë në shtetin e Schengen-it, që do të thotë se viza Schengen nuk garanton hyrje automatike në shtetet e Schengen-it. Ambasada i inkurajon kërkuesit që të aplikojnë sa më parë udhëtimit.

Për informata plotësuese vizitojeni faqen zyrtare të UDI-t për viza.

Orari për viza: nga e hëna deri të enjte prej orës 10.00 deri në orën 12.00. Tel. +389 2 32 38 525 prej orës 14.00 deri në orën 15.00.

Pasi ta bëni kërkesën, Ju lusim mos të krijoni shqetësime me telefonata para se të kalojë koha e duhur për pritjen e rezultateve për marrjen e vizave.

Send this article to a friend  
Print version
Norway - the official site in Macedonia / Contact the Embassy / Contact information
© 2003/2007